Sport

E shkatërruar totalisht, ja kostoja e çmendur për riparimin e makinës së Schumacher

30 Mars 2022, 16:44 Nga DOSJA
E shkatërruar totalisht, ja kostoja e çmendur për riparimin e

JEDDAH– Aksidenti i frikshëm i Mick Schumaker në kualifikueset e Çmimit të Madhë të Arabisë Saudite fundjavën e kaluar në Jeddah ka dhe pasoja financiare për kompaninë e tij Haas. E ndërsa Schumaker i shpëtoi lëndimit në aksident, teksa doli nga spitali në mbrëmjen e vonë të së shtunës, makina e tij pësoi dëmtime të mëdha. Aq sa Haas e dinte mirë se fatura e dëmit do të ishte e lartë.

Drejtues i skuadrës Haas, Gynter Stajner tha: “Vetëm shasia nuk duket të jetë e prishur. Të gjitha pjesët anësorë po, ndonëse ato mund të ndryshohen. Natyrisht që ne duhet të bëjmë një kontroll të plotë mbi shasinë, por duket se nuk është shumë keq, kjo për të qenë i sinqertë.

I pyetur se cila ishte fatura e mundshme e dëmit, Stajner vlerësoi se gjithçka mund të shkonte deri në 1 milion dollarë. “Unë mendoj se kostoja është shumë e lartë. Nuk e di se sa mund të shkojë, por lëviz nga 500 mijë dollarë në 1 milion”, ka përfunduar Stajner.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport formula 1 mick schumaker formula 1 mick schumaker

Sondazh

Poll