Sport

F1, komisari i pistës mesazh shokues kundër Hamilton: ‘Të uroj të digjesh si Grosjean’

30 Mars 2022, 17:13 Nga DOSJA

JEDDAH– Në prag të F1 Çmimit të madh të Arabisë Saudite, komisar piste i anti-zjarrit kishte publikuar një postim tronditës në Twitter kundër Lewis Hamilton. “Uroj që të keni një aksident si Romain Grosjean në Bahrein”.

Nuk është i qartë shkaku i këtij veprimi, që u raportua fillimisht nga gazeta britanike The Sun, por komisari u hoq menjëherë nga cirkuiti saudit. Ai vetë, më pas, i kërkoi falje pilotit anglez përsëri përmes Twitter dhe e fshiu postimin.

Romain Grosjean u bllokua me Haas-in e tij të djegur gjatë Çmimit të madh në Bahrein më 20 nëntor 2020, duke pësuar djegie në pjesën e pasme të të dy duarve. Ky është episodi i fundit i një fundjave të komplikuar, që nisi me sulmin terrorist pak kilometra larg pistës, që kërcënoi seriozisht zhvillimin e garës për shkak të shqetësimeve të ekspertëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport formula 1 hamilton formula 1 hamilton

Sondazh

Poll