Sport

“Mos m’u afroni, jam…”/ Van Gaal pranon skandalin e madh që bëri ndaj Gjermanisë (VIDEO)

30 Mars 2022, 12:33 Nga DOSJA

HOLANDË– Holanda dhe Gjermania zhvilluan një miqësore tetë muaj nga fillimi i Kupës së Botës. Një ndeshje që në fakt nuk është kurrë miqësore, duke marrë parasysh të kaluarën mes dy skuadrave – ndeshje të paharrueshme si finalja e Kupës së Botës 1974 ose jashtëzakonisht e diskutueshme si ajo e Botërorit Itali ’90. Polemikat nuk kanë munguar as në këtë ndeshje. Por këtë herë nuk ishin episodet e arbitrimit apo mosmarrëveshjet mes lojtarëve për të krijuar diskutime. Por gjermanët u zemëruan kur morën vesh se trajneri Louis Van Gaal, ishte në pankinë pavarësisht se ishte pozitiv me Covid.

Të hënën, më 21 mars, lojtarët holandezë u grumbulluan për miqësoret dhe të nesërmen trajneri zbuloi se ishte pozitiv me Covid. Kështu Van Gaal humbi ndeshjen kundër Danimarkës, fituar 4-2 nga Holanda. Ndërsa miqësorja ndaj Gjermanisë u zhvillua të martën më 29 mars, takim që u mbyll me rezultatin 1-1.

Pozitiviteti i trajnerit u zbulua vetëm pas ndeshjes, kur në konferencën për shtyp trajneri u tha gazetarëve të mos afroheshin shumë dhe u justifikua duke thënë se ishte pozitiv: “Ju lutem mos u afroni, jam pozitiv me Covid”. Gjermanët u zemëruan shumë sepse Van Gaal doli në fushë pa maskë dhe pas ndeshjes përshëndeti, madje me dashuri me përqafime, futbollistët e Gjermanisë, në veçanti Thomas Muller. Trajneri i Gjermanisë Flick dhe lojtarët e tij nuk ishin të lumtur, për ta thënë butë, dhe tani ata shpresojnë të mos përsërisin infektimet në orët e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermania holanda louis van gaal gjermania holanda louis van gaal

Sondazh

Poll