Sport

Drejt lamtumirës nga Kombëtarja, Chiellini emocionon tifozët me gjestin e fundit

30 Mars 2022, 12:10 Nga DOSJA
Drejt lamtumirës nga Kombëtarja, Chiellini emocionon tifozët me

ITALI– Triumfi i Wembley-t dhe aventura e Giorgio Chiellinit me kombëtaren e Italisë po shkon drejt fundit. Pas 18 vitesh, kapiteni do t’i thotë lamtumirë përfaqësueses në Londër, ku u kurorëzua kampion i Europës gati një vit më parë.

Më 1 qershor, të kaltrit do të luajnë finalen kundër Argjentinës, kampionen e Amerikës së Jugut. Mbrojtësi i Juventusit ishte si titullar në miqësoren kundër Turqisë, Chiellini donte ende të përshëndeste në mënyrën e tij kombëtaren që i dha dhe së cilës i dha aq shumë.

I zëvendësuar nga trajneri Roberto Mancini në minutën e 76-të, mbrojtësi i Juventusit hoqi shiritin dhe u nis drejt Gigio Donnarumma për t’ia dhënë atij. Chiellini e mbajti shiritin në duar dhe i dha një puthje. Ky gjest emocionoi tifozët të cilët e komentuan në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiellini italia juventus chiellini italia juventus

Sondazh

Poll