Sport

Prezantohet “Al Rihla Adidas”, topi zyrtar i Botërorit “Katar 2022”

30 Mars 2022, 10:44 Nga DOSJA
Prezantohet “Al Rihla Adidas”, topi zyrtar i Botërorit

ZVICER – FIFA ka raportuar këtë të mërkurë, se topi zyrtar për Botërorin e ardhshëm në Katar do të jetë “Adidas Al Rihla”, i cili për të 14-ën herë radhazi, do të jetë marka e topit me të cilin do të luhen ndeshjet finale.

Siç shpjegohet nga organi më i lartë i futbollit në një deklaratë, “Al Rihla” do të thotë ‘udhëtim’ në arabisht dhe është frymëzuar nga kultura, arkitektura, varkat emblematike dhe flamuri i Katarit. 

Ngjyrat e theksuara dhe të gjalla në një sfond margaritar përfaqësojnë vendin pritës dhe shpejtësinë në rritje të lojës.

Për sa i përket veçorive, topi udhëton në ajër më shpejt se çdo top tjetër në historinë e turneut dhe është i përshtatshëm për ndeshje me ritme të shpejta dhe me cilësi të lartë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n botërorin e katarit më 2022-shin. kampionatit botëror “katar 2022” 200 federata të lidhura me fifa-n botërorin e katarit më 2022-shin. kampionatit botëror “katar 2022”

Sondazh

Poll