Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Ngordhin 160 pula në Babicë të Vlorës, banorët e zonës i groposin vetë

30 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Ngordhin 160 pula në Babicë të

VLORË- 160 pula të tjera kanë ngordhur në fshatin Babicë të Vlorës. Lajmi konfirmohet nga banorët e fshatit, të cilët kanë vendosur që t’;i groposin vetë pulat që u kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve.

Banorët e fshatit dyshojnë se ngordhja ka ndodhur për shkak të gripit të shpendëve, por lajmi nuk është konfirmuar nga drejtoria e Bujqësisë, e gjithashtu nuk dihet nëse kanë marrë mostrat e nevojshme për të konfirmuar nëse ka qenë grip i shpendëve ajo që i ka ngordhur kafshët apo ndonjë sëmundje tjetër.

Po ashtu, një ditë më parë në qarkun e Vlorës është bërë groposja e 25 shpendëve nga një fermë në fshatin Aliban, të cilët më pas u groposën në një fshat pranë, në Poro, por ky vend ishte caktuar nga bashkia Vlorë dhe njësia administrative Novoselë.

Lajmi që në zonën e Durrësit kishte raste të gripit të shpendëve u raportua fillimisht nga Dosja.al. Ministrisë së Bujqësisë ju deshën ditë të tëra që të bindej se ky grip qarkullonte. Deri më tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër, Divjakë e Korçë, ku edhe ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi vlore gripi i shpendeve ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll