Aktualitet

Lëvizte me armë në makinë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Shijak

30 Mars 2022, 11:41 Nga DOSJA
Lëvizte me armë në makinë, arrestohet në flagrancë

SHIJAK– Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Shijakut pasi gjatë një kontrolli në mjetin e tij ju gjendën një pistoletë dhe disa fishekë.

Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari i identifikuar si S.B posedonte një armë pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohet 21 vjecari policia e shijakut armembajtje pa leje arrestohet 21 vjecari policia e shijakut

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...