Aktualitet

Shtyu Nënë Lizën në protestë! Gruaja, nëna e dy fëmijëve që punojnë të Bashkia e Tiranës

30 Mars 2022, 11:56 Nga DOSJA
Shtyu Nënë Lizën në protestë! Gruaja, nëna e dy

TIRANË– Protesta e djeshme kundër rritjes së çmimeve u shoqërua edhe me një incident. Një grua dëboi Nënë Lizën nga foltorja. Ngjarja  bëri bujë në media, mirëpo thellohet më shumë kur mësohet se kush është gruaja që e shtyu atë. Sipas gazetares së emisionit STOP, Domenika Bajraktari, gruaja në fjalë quhet Drita Arapi dhe i ka të dy djemtë të punësuar në Bashkinë e Tiranës.

“Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli. Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake. Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare. Drita ka qenë në protestë për të prishur protestën dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN. Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…,” shkruan gazetarja.

LEXO EDHE:

“S’jemi këtu për shtëpinë tënde”, gruaja përzë Nënë Lizën nga protesta

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nene liza nene liza

Sondazh

Poll