Aktualitet

Takimi me importuesit/ Kriza, Rama: Garanci sovrane, mbledhjet e bordit me shoqërinë civile

30 Mars 2022, 11:00 Nga DOSJA
Takimi me importuesit/ Kriza, Rama: Garanci sovrane, mbledhjet e bordit me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme ndihmën e qeverisë në krizën ekonomike të pasuar nga lufta në Ukrainë. Në takimin që mbajti me disa importues dhe eksportues, kreu i qeverisë theksoi se në dy muajt e parë të këtij viti, janë rritur me 14% eksportet në Shqipëri duke shtuar se synimi është 1 miliardë.

Rama njoftoi se qeveria në kuadër të përpjekjes për të minimizuar pasojat e krizës do t’i mbështesë me garancinë sovrane. Ai tha se qëllimi garancisë sovrane është që të investohet për të siguruar rezervat derisa të përfundojë kjo situatë dhe askush nuk do të humbasë asnjë qindarkë.

Kryeministri  u ka bërë thirrje bizneseve që të dalin me fletë dhe të bëjnë transparencë për qytetarët në lidhje me çmimet. Po ashtu ai përmendi edhe hapjen e kanalit me Serbinë nuk është varësi sic është interpretuar sikur po i shtrijmë dorën pasi ka ekzistuar prej 30 vitesh. Kryeministri paralajmëroi sërish kompanitë ne vend që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Ai tha se kushdo që do të kapet jashtë rregullave do të shkojë në prokurori.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vendimi! Rama: Mbledhjet e bordit do bëhen me praninë e shoqërisë civile

Rama: Në Shqipëri s’ka oligarkë, nuk ekzistojnë njerëzit e pasur që marrin vendime politike

PARALAJMËRIMI! Rama: Kompanitë të deklarojnë pagat, në të kundërt shkoni në prokurori

Furnizimi me grurë nga Serbia/ Rama: Nuk është varësi, s’na mbeti puna të shtrijmë dorën

Rama: Do mbështesim familjet dhe bizneset që duan të investojnë në panele diellore

Takimi me importuesit dhe eksportuesit! Rama: Do të sigurojmë rezervat, nuk do humbisni

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll