Aktualitet

Shqiptari vret një person në Angli/ E ÇUDITSHME, gjyqtari: Papagalli dëgjoi të shtënat

30 Mars 2022, 12:12 Nga DOSJA
Shqiptari vret një person në Angli/ E ÇUDITSHME, gjyqtari:

BRITANI E MADHE-Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një 30-vjeçari në Angli ka dalë para gjykatës, ku u bënë publike disa detaje të reja. Gjykata ka deklaruar se ka qenë një papagall, i cili ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri. Shqiptari i arrestuar për ngjarjen është Eugert Merizaj, 31 vjeç me banim në Leicester, ndërsa viktimë mbeti Hamaand Ali Hussain, babai i dy fëmijëve. 

Gjykatësi, i cili i referohet dëshmisë së pronarit të papagallit thotë se ai sapo ka dëgjuar të shtënat është tronditur dhe ka ikur nga kafazi. Pronari i papagallit, David walker, i cili ka vështirësi në dëgjim i tha policisë se nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi, raportojnë mediat britanike.

“Walker shikoi nga dritarja e tij – ai pa tre burra duke vrapuar, pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një burrë i pestë doli nga shtëpia dhe mbylli derën”, ka arsyetuar gjykatësi.

Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019. Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eugert merizaj hamawand ali hussain eugert merizaj hamawand ali hussain

Sondazh

Poll