Aktualitet

Pesë të arrestuar në Tiranë! Nisin hetimet ndaj drejtorit të shkollës në Kamëz

30 Mars 2022, 10:55 Nga DOSJA
Pesë të arrestuar në Tiranë! Nisin hetimet ndaj drejtorit

TIRANË- 5 qytetarë kanë përfunduar në prangat e policisë së shtetit dhe 5 të tjërë po procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale. 41-vjeçari me inicialet A.L, dhe B. S., 51 vjeç po procedohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte.  Ndërsa 42-vjeçari i identifikuar me inicialet A.S., sht shpallur n krkim nga policia pasi ka goditur me mjet prerës në këmbë 24-vjeçarin me iniciale M. T.

Drejtori i shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamez, Përparim Oka po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Në disa pamje dukej drejtori duke keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera nga policia, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve. Pamjet janë dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi.

Dy ditë më parë 48-vjeçari u denoncua nga gazetarët e ‘Fiks Fare’ në zyrat vendore arsimore në Tiranë (ZVA). Drejtoresha e këtij institucioni, Albana Imerajn pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme.

“Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar”- tha Imeraj.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

TiranëVihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 49 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. U., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– F. K., 35 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. P., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin J. H., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht shtetasin I. U., 51 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. L., 41 vjeç, dhe B. S., 51 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin L. B., 53 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht shtetasin E. F., 53 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., 42 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin M. T., 24 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...