Aktualitet

Seanca për Elisabeta Imerajn në KPA!Zbardhen diskutimet, Komisioneri: Janë gjetur 7 shkelje

30 Mars 2022, 13:09 Nga DOSJA
Seanca për Elisabeta Imerajn në KPA!Zbardhen diskutimet, Komisioneri:

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj është sot e pranishme në seancën e parë publike, që po mbahet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

‘Kërkoj aprovimin tuaj për të kërkuar mbrojtjen në këtë proces nga avokati im Gregori Twan, nga studio avokatie që përmbush kriteret ligjore edhe në Shqipëri.’- ka deklaruar Imeraj.

Trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Imerajt, dhe pas konsultimit të akteve të paraqitura, vendosi të legjitimojë avokatin, si përfaqësues i Imerajt. Komisioneri publik nuk ka kërkesa paraprake, po ashtu edhe subjekti i revlerësimit.

‘Faxweb’ ka zbardhur diskutimet, ku sipas Komisionerit Publik, Imerajt i janë gjetur 7 shkelje, që kanë të bëjnë kryesisht me pastërtinë e figurës dhe me aftësitë profesionale.

QËNDRIMET:

Komisioneri Publik: I kemi dërguar me shkrim parashkrimet me 2.3.2022, në 7 kopje dhe besoj se konfirmohet nga KPA se palët janë në dijeni të parashtrimeve tona në këtë seancë.

Imeraj: Jemi njohur dhe kemi arsyetur parashtret.

Komisioneri Publik: Më 21.6.2021, është njoftuar konfirmimi në detyrë i Imerajt, me funksion drejtuese e Prokurorisë, Tiranë. Komisioni prej 3 vëzhguesve ndërkombëtar të monitorimit kanë paraqitur ankesë në KPA. Çështjet e trajtuara nga OMN rezultojnë të jenë afërsisht të njëjta me ato të gjetura nga Vëzhguesit Ndërkombëtar, për kriterin e pasurisë, në lidhje me një kredi bankare, pasuri e paluajtshme, një tjetër pasuri e paluajtshme në Tiranë. Truall 2500 m2 në Tiranë dhe çështjet e lidhjes me to.

Për kriterin e figurës, në vitin 2002, për çështjen në lidhje me shtetasin A.B. Ndaj dy shtetasve me çështje gjyqësore por edhe një shtetas kolumbian. Parashtrohen edhe çështjet e objektivitetit të hetimit, mënyrën jo profesionale të sjelljes jo të duhur në seancën dëgjimore së prillit 2021.

Janë konstatuar 7 gjetje, 1 për kriterin e pasurisë, për kriterin e aftësive profesionale është konstatuar 1 gjetje, për kriterin e figurës janë administruar 2 gjetje. Për etikë dhe integritetit janë administruar 3 gjetje. Dispozitat kushtetuese dhe ligjore të gjetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar, e kanë barazuar përmbajtjen provuese të gjetjes.

Janë vlerësuar edhe 6 opinione të OMN. Para kësaj seance KPA, ka përcjellë aktin gjetje të vëzhguesit të OMN, shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Kjo gjetje e re, është paraqitur për tu shqyrtuar. KP, brenda afatit ligjor 15 ditor ka ushtruar të drejtën e ankimit, duke e quajtur vendimin për rikonfirmimin të paligjshëm. KP, çmon se Komisioni kontrollues dhe vlerësues duhet të vlerësojë subjektin në të 3 shtyllat.

Nga shqyrtimet të pasurisë së deklaruar 2004-2016, nuk ka deklaruar as regjistruar regjimin e pasurive të ndara me ish-bashkëshortin. Pasuria e paluajtshme me sip 2500 m2 truall, në Tiranë, subjekti nuk ka deklaruar mbi të. Në vetting e ka deklaruar në emër të shtetasit A.B e ndarë më 3 pjesë me burim pasuri e këmbyer në bashkëpronësi. Konstatojmë mungesë dokumentacioni për blerjen e pronës në periferi të Tiranës, mungesën e dokumentacionit për justifikimin e deklarimeve. Vlerësojmë se komisioni nuk ka arsyetuar mbi përmbajtjen e gjetjeve, për sa kohë janë gjetje të OMN, unë kërkoj qartësi që i qëndron qëndrimit të gjakatës, apo do të kërkojë hetim vetëm për çështjen e pronave sepse edhe unë duhet të përgatitur për të ballafaquar qëndrimet.

Ina Rama: Nuk kemi marrë ende një vendim për administrimin e provave. Mund të procedojmë me paraqitjen e qëndrimeve që keni ju dhe provave?

Imeraj: Të paktën në 3 gjetje është denoncim i rremë i Rremi Shehut. E kam të domosdoshme dhe të nevojshme të përcaktojmë kornizën ligjore mbi të cilat do të ballafaqohemi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Imeraj përballet me Vettingun, kryeprokurorja dhe përplasja me ONM

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj ne veting elisabeta imeraj ne veting

Sondazh

Poll