Aktualitet

‘Situata në arkivin e Durrësit tejkalon imagjinatën’/ Lame: Po patët fuqi shkoni te Rama…

30 Mars 2022, 08:29 Nga DOSJA
‘Situata në arkivin e Durrësit tejkalon imagjinatën’/

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat se drejtoria e Durrësit ka ngritur një grup punë për të bërë inventarizimin dhe për ta shkëputur hipotekën nga kthetrat e atyre që e kishin kthyer si shtëpinë e tyre. Ai deklaroi se mungojnë disa faqe dhe në këtë mënyrë regjistri ndryshon. 

‘Këto faqe edhe kur i kanë grisur i kanë grisur pa kujdes. I ka mbetur vetëm rrënja e faqes që është grisur.Janë edhe 1548 faqe bosh, janë brenda regjistrit.Mjaft më me këtë histori dhe këtë situatë’– tha Lame ndërsa shtoi se kushdo që ka fuqi të shkojë të ankohet te kryeministri që t’i ndryshojë.

“Situata e trashëguar në zyrën e arkivit të regjistrimit të pasurive në Durrës e kalon çdo imagjinatë. Arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre. Në këto regjistra mungojnë 730 fletë. Mjafton të marrësh një nga këto regjistra dhe shikon që fleta nga fleta ndryshon. Kushdo që ka punuar qoftë edhe një ditë të vetme në administratë e di që regjistrat sekretohen, lidhen në mënyrë të pahapshme dhe nuk duhet të preken. Ti mund të shkruash dhe të fshish, por jo të heqësh faqe. Pra vetëm faqet që mungojnë tërësisht. Rezultojnë 569 faqe të dubluara. Pra shtëpia ose prona e Hasanit ekziston edhe këtu edhe në një vend tjetër si shtëpi dhe pronë e Hysenit. Kur vinte Hasani i jepnin letrat dhe kundër letrat si Hasani, kur vinte Hyseni ja jepnin si Hyseni. Të dy këta ishin në të njëjtën shtëpi, dhe kur përplaseshin çështja përfundonte në gjyq.Rezultojnë 25 faqe të grisura, duken si pak, por nuk janë pak. Këto faqe edhe kur i kanë grisur i kanë grisur pa kujdes. I ka mbetur vetëm rrënja e faqes që është grisur.Janë edhe 1548 faqe bosh, janë brenda regjistrit.Mjaft më me këtë histori dhe këtë situatë. Mos e thoni se ku janë zyrat e Kadastrës, qytetari duhet të aplikojë dhe të presë shërbimin në e-albania. Arkivi sot është i inventarizur. Raporti është 600 faqe dhe ka të dhëna çfarë mungon dhe çfarë nuk mungon dhe askush nuk mund të vërë dorë pa lënë gjurmë. Ka sistem kamerash dhe sistem të mbrojtjes. Ky material do ti përcillet edhe ministrisë së drejtësisë dhe zyrës së kryeministrisë. Vetë drejtoria është gjendur nën sikletet e bërjes së kësaj pune nga ata që nuk e donin të bëhej këtë gjë. Duke e lënë minimalisht në dy institucione po ua them të gjithëve që mos na bini më në qafë sepse ky material është i shpërndarë edhe në zyra të tjera po patët fuqi të shkoni te Rama ti thoni nda ndërro ca flete të ai raporti i Lames le të shkojnë, përndryshe është e kot të na ndërhyjnë sepse nuk ndërhyhet më”, u shpreh Lame.

LEXO EDHE:

‘Mjaft më’/ Artan Lame: Mos tregoni se ku janë zyrat e Kadastrës, qytetarët të presin…

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame artan lame

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...