Aktualitet

Merret peng nga dy persona 34-vjeçari në Laprakë, autorët arrestohen nga policia

30 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
Merret peng nga dy persona 34-vjeçari në Laprakë, autorët

TIRANË– Një person është marrë peng në Laprakë. 34-vjeçari me inicialet A.S është marrë peng nga dy persona të cilët tashmë janë vënë në pranga. Policia informon se E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet A. S., 34 vjeç. Autorët akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pengmarrje ne tirane tirane pengmarrje ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...