Aktualitet

Shtohen masat për parandalimin e zjarrvënies së qëllimshme, procedohen penalisht 3 persona

30 Mars 2022, 10:41 Nga DOSJA
Shtohen masat për parandalimin e zjarrvënies së qëllimshme,

TIRANË– Policis e Shtetit ka ndërmarrë disa aksione në kuadër të paranalimit të zjarrvënieve të qëllimshme në të gjithë territorin e vendit tonë.

Sipas njoftimit të policisë nga ky aksion janë proceduar penalisht 3 persona në Dibër, Tiranë dhe Fier të cilët kanë si pasojë e zjarrit që kanë vënë kanë dëmtuar sipërfaqe të shumta bimësie.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Njoftimi i policisë:

Masat, në bashkëpunim me pushtetin vendor, Policinë Pyjore dhe me shërbimet zjarrfikëse. 

Si rezultat i masave janë zbardhur 3 raste të zjarrvënies dhe janë proceduar penalisht 3 autorët e dyshuar. 

Gjatë dy ditëve të fundit, janë zbardhur edhe 6 raste të tjera të zjarrvënies, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Kukës dhe 1 në Fier. Për këto raste janë proceduar penalisht 6 shtetas.

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, janë proceduar penalisht 3 shtetas, në Dibër, Tiranë dhe Fier, konkretisht: 

DVP Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë proceduan penalisht shtetasin H. A., 54 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ka ndezuar zjarr në fshatin Vajkal dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. 

DVP Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin I. I., 49 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas ka ndezur zjarr në lagjen Zgure, në Kodër Luce, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.  

DVP Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin A. Rr., 53 vjeç, pasi në fshatin Cfir, ka ndezuar zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.  

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, që të tregojnë kujdes gjatë hedhjes së sendeve që shkaktojnë zjarr dhe gjatë përdorimit të lëndëve djegëse, ndërsa femerët dhe blegtorët të mos vendosin zjarr për asnjë qëllim, në pronat e tyre apo në pyje, për të hapur sipërfaqe kullosore, pasi do të përballen me ligjin.  

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit zjarrvënie e qëllimshme policia e shtetit zjarrvënie e qëllimshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 09:04

Gjendet një person i vdekur në lumin Lana

TIRANË– Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lumen Lana në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se trupi...