Aktualitet

Rëndohet situata ndaj Lefter Kokës! GJKKO regjistron një tjetër padi ndaj ish-ministrit

29 Mars 2022, 08:50 Nga DOSJA
Rëndohet situata ndaj Lefter Kokës! GJKKO regjistron një

TIRANË– Lefter Kokës iu është shtuar një tjetër akuzë nga SPAK. Gjykata e Posaçme ka regjistruar një tjetër padi të SPAK-ut në lidhje me ish-ministrin krahas asaj të parës, e cila po e mban atë në qeli. Padia e re ka lidhje me dosjen e inceneratorit të Fierit.

“Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Më herët, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej më shumë se dy muajsh në qeli.

LAJMI KRYESOR: EMRAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka spak per inceneratoret lefter koka spak per inceneratoret

Sondazh

Poll