Aktualitet

VIDEO- Sot Gjykata e mbylli në shtëpi, kush është Cenameri që shpërtheu në lot në Kuvend

29 Mars 2022, 08:42 Nga DOSJA
VIDEO- Sot Gjykata e mbylli në shtëpi, kush është Cenameri

TIRANË– Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit për të cilën sot u dha masa ‘arrest shtëpie’, është një nga personat që akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, në operacionin e nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 

“Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal,”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Cenameri ishte e cila ka pasur edhe detyrën specialiste në Ministrinë e Mjedisit është marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët që u drejtua nga Jorida Tabaku. Më poshtë shikoni edhe pamje nga seanca e 16 shkurtit, ku shihej se Cenameri shpërtheu në lot pas debateve të forta mes palëve në Komision. 

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(F.m.dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sabina cenameri spak per inceneratoret sabina cenameri spak per inceneratoret

Sondazh

Poll