Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg në Belgjikë për trafik droge, kapet në Durrës 27-vjeçari (EMRI)

29 Mars 2022, 06:44 Nga DOSJA
I dënuar me 5 vite burg në Belgjikë për trafik droge, kapet

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Mirlind Balla i cili është dënuar nga Gjykata e Belgjikës me 5 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Antëerp”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni Operacional në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg.Specialistët e Seksionit Operacional në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafiqeve, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antëerp”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:M. B., 27 vjeç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antëerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antëerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres mirlind balla arrestim ne durres durres mirlind balla

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2022, 20:46

Gjendet i mbytur 63-vjeçari në Dropull

GJIROKASTËR– Një person, ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Pepelit, pranë fshatit Dropull. Sipas Policisë së Shtetit, sont...