Aktualitet

Debati për Presidentin e ri! Si do të zgjidhet pasuesi i Ilir Metës

29 Mars 2022, 07:16 Nga DOSJA
Debati për Presidentin e ri! Si do të zgjidhet pasuesi i Ilir

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korrik 2022. Në bazë të Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual.

Procedura duhet të nisë para datës 24 maj. Pas përcaktimit të datës së raundit të parë një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota. Neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit.

Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri në muajin maj do të jetë votuar nga Kuvendi. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk ka asnjë kandidaturë.

Partia Socialiste tashmë ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Deputetëve u është kërkuar që të vijnë me propozime konkrete konfidenciale për emrin e ri të kreut të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët që të bëjnë secili nga tri propozime dhe emrat t’i dorëzojnë me një zarf pa emër pranë grupit të punës. Pas këtij momenti, do të hartohen edhe kriteret për kandidatët, të cilët, pasi të jenë hapur nga zarfet dhe të jenë nënshtruar procesit, emrat do të seleksionohen për të gjetur kandidatin që do të plotësojë kushtet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta shkarkimi i metës zgjedhjet per president ilir meta shkarkimi i metës zgjedhjet per president

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2022, 20:46

Gjendet i mbytur 63-vjeçari në Dropull

GJIROKASTËR– Një person, ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Pepelit, pranë fshatit Dropull. Sipas Policisë së Shtetit, sont...