Aktualitet

Zjarri në Komisariat/ DËSHMIA e policëve: S’ka mundësi që Mici të ketë pirë cigare

29 Mars 2022, 06:58 Nga DOSJA
Zjarri në Komisariat/ DËSHMIA e policëve: S’ka mundësi

TIRANË– Policët që ishin në turn në momentin kur nisi zjarri në Komisariatin numër 5 në Kamëz, mendojnë se viktima Arben Mici nuk pinte cigare ne ambientet e brendshme. Ishte ora 21:00 e datës 25 mars kur Mici i ka vendosur zjarrin batanijes, më pas flakët që nisën të shpërndaheshin në të gjithë perimetrin e dhomës, duke çliruar në ajër shumë toksina helmuese. Në dosjen hetimore të çështjes janë edhe dëshmitë e oficerëve të policisë që ishin në turn natën kur ndodhi ngjarja. Ata kanë pohuar se asnjë sjellje e dyshimtë nuk u shfaq në qelinë e Micit.

Dalan Saliaj me detyrë shef i seksionit të policimit të komunitetit deklaron: “Më 25 mars kam qenë i gatshëm me urdhër shërbimi 24 orësh dhe kam dorëzuar shërbimin më datë 26 në orën 06:00. Rreth orës 21:00 jam njoftuar se kishte rënë zjarr në dhomat e të arrestuarve në komisariatin nr.5 dhe pasi kam vajtur në komisariat kam jam vënë në dijeni lidhur me ngjarjen e ndodhur. Më 25 mars kam ushtruar kontrolle në këto dhoma, ku kam kontrolluar rregullsinë e shërbimit, gjendjen e të arrestuarve dhe të shoqëruesve dhe energjinë elektrike, si dhe nuk kam konstatuar asnjë send të kundraligjshëm apo persona të ndaluar ose shoqëruar që pinin duhan në këto ambiente.”.

Ibrahim Doda, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë këtij komisariati tha se; “Kur kam marrë shërbimin te dhomat e arrestimit ishin dy persona dhe të dy kanë qenë sot për masë sigurimi në gjykatë. Kur janë kthyer nga gjykata, unë kam qenë aty me shërbim dhe kam kryer kontrollin fizik në hyrje, bashkë me kolegët e tjerë të togës së shoqërimit. Gjatë kontrollit në hyrje që ju kam bërë këtyre shtetasve, unë nuk kam konstatuar sende të ndaluara. Nuk ka mundësi që shtetasi Arben Mici të ketë pirë 3-4 paketa cigare në ditë te dhoma e ndalimit, pasi paketat e cigareve nuk lejohen kategorikisht në ambientet e dhomave të ndalimit/arrestimit dhe aq më tepër ndezës të ndryshëm që janë kategorikisht të ndaluara edhe ato.”

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00, kur Mici u lejua të dilte nga izolimi për të pirë një cigare. Me çakmakun që kishte në dorë, 26-vjeçari i akuzuar për dhunë në familje u fut në qeli, i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjo, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej. Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me cigaret. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri.

Për rrjedhojë, Dilaver Idrizi që u prangos pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë i pallatit ku jetonin u dëmtua. Efektivi që ndërhyri Hajredin Boja u plagos gjithashti. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektor policie, Fatmir Isufin e Hajredin Bojën që mbeti i plagosur. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për dy inspektorët e tjerë, Lutfi Muça e Mark Marashi si dhe komisarin Ylli Çollaku. Të gjithë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mosdhënie ndihme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dalan saliaj ibrahim doda zjarr ne komisariatin e policise ne kamez dalan saliaj ibrahim doda zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2022, 20:46

Gjendet i mbytur 63-vjeçari në Dropull

GJIROKASTËR– Një person, ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Pepelit, pranë fshatit Dropull. Sipas Policisë së Shtetit, sont...