Aktualitet

Projekligji i LSI për heqjen e taksave të naftës, Vasili: SKANDAL, Kuvendi e bllokon

29 Mars 2022, 07:13 Nga DOSJA
Projekligji i LSI për heqjen e taksave të naftës, Vasili:

TIRANË– Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar veprimin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj projekligjit të prezantuar nga LSI për heqjen e taksave të naftës. Vasili shkruan se Kuvendi ka ndryshuar me shpejtësi Kushtetutën dhe po miraton akte normative që i kërkon qeveria. Më tej ai shton se Rama po vazhdon me pazar bashkë me Bordin e Trasparences dhe nuk voton ligjet, që ndihmojnë popullin për të ulur çmimet e karburanteve.

POSTIMI:

Skandali.Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes!(DOKUMENTI). Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria. Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin. Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre. Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll