Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Shtatë masa sigurie ‘arrest me burg’, dy ‘arrest shtëpie’, janë ekzekutuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsioni për aferën e inceneratorëve. Lefter Koka është aktualisht pas hekurave, por njoftimi i sotëm vetëm sa e rëndon situatën e tij pas hekurave, ndërsa tjetri, Klodian Zoto administratori i inceneratorit të Fierit ka marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, pavarësisht se është ende në kërkim. Pesë masat e tjera arrest me burg janë dhënë për: Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e inceneratorit, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”; Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier që akuzohet për shpërdorim detyre; Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’; Erjon Murataj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ e Arenc Myrtezani.
Në arrest shtëpie janë lënë: Sabina Cenameri, e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Ndërkohë po hetohet: Bardhyl Çabiri, ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në vendimin e Gjykatës, e cila është siguruar nga Dosja.al bëhet me dije se është rënduar edhe situata e ish-ministrit të vënë në pranga, Lefter Koka. Siç njofton GJKKO, Koka akuzohet për “Shpërdorim i detyrës, në bashkëpunim”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, sipas akuzës së firmosur nga prokurorin Dritan Prençi. Më herët, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej më shumë se dy muajsh në qeli.
SPAK, përmes njoftimit zyrtar bëri me dije se janë sekuestruar afro 2 milionë euro pasuri, të Leftër Kokës, apartamenti i babait të deputetit Alqi Bllako, Edmond Bllako, dy inceneratorët, në Elbasan e Tiranë si dhe 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²; 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²; 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m² e 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.
Përveç masave të ekzekutuara, SPAK kërkon të vërë në pranga edhe deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Sipas SPAK shkelja e Bllakos qëndron në shpronësimi i tokës për inceneratorin e Fierit. Në dokument shkruhet se Koka, Bllako dhe Abeshi përgatitën dokumente false për shpronësimin e tokës për inceneratorin e Fierit duke i shkaktuar dëm shtetit mbi 16 mln lekë për ta kthyer nga tokë arë në truall. Nga hetimet sipas SPAK ka rezultuar të dhëna se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës janë shkelur ligji për koncesionet dhe prokurorimin publik.
SPAK shton se shoqëritë “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Ndërsa shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 146 milionë lekë, të cilat i ka marrë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.
Çfarë ndodh me Bllakon?
Në rastin e deputetëve, SPAK duhet të marrë leje nga Kuvendi. Kërkesa ka shkuar dhe nesër pritet të mblidhet Komisionit i Mandateve dhe Imuniteteve, në orën 18:00 për të vendosur për fatin e tij. Dhe fati i tij duket se do të jetë qelia. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se kushdo që e shkel vijën e kuqe, do të përballet vetë me drejtësinë. Kjo e fundit sipas Ballës do të veprojë pa pasur asnjë pengesë nga ana e PS-së, duke e bërë të qartë vendimin e tyre, ‘lëshimin’ e deputetit. Ndërkohë, nesër, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë e PS-së.
Kjo kërkesë për arrestim ka nxitur një valë reagimesh. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike ka kërkuar që të mblidhen menjëherë për mandatin e Bllakos dhe të mos humbin kohë. I dorëhequri Lulzim Basha ia faturoi meritën për këtë operacion Komisionit Hetimor për Inceneratorët që u drejtua nga Jorida Tabaku. Kjo e fundit tha se operacioni tregoi që hetimi i tyre kishte sukses, por shtoi se nuk do të ndaleshin derisa ‘kokat e mëdha’ të dilnin para drejtësisë. Reagimet pati edhe nga deputetët Ervin Salianji e Erion Braçe që ndoqën të njëjtën linjë me partitë e tyre.
Ndërkohë që vetë Bllako ka reaguar, duke bërë me dije se ka lëshuar mandatin e tij si deputet i Partisë Socialiste, duke shtuar se nuk ka nevojë që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet për t’i hequr mandatin. Kështu që shton se është gati të përballet me drejtësinë, duke shtuar se ka besim se është i pafajshëm.
Ç’ndodhi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët?
Dy nga pesë personat e vënë në pranga, Myrtezani e Muçaj janë ulur në karrigen e dëshmitarit përballë Komisionit Hetimor për Inceneratorët që u drejtuar nga demokratja Jorida Tabaku. Muçaj është shprehur se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) e për këtë arsye nuk mund tu përgjigjet atyre, pasi do të prishte ecurinë hetimore. Ai u akuzua nga deputeti demokrat Lefter Gështenja se kishte marrë udhëzime nga Partia Socialiste për të mos folur e se kjo gjë mund të vërtetohej duke hapur kamerat e korridoreve të Kuvendit, por nuk preferoi t’i përgjigjej as këtij komenti. Ndërsa Arenc Myrtezani është shfaqur në gjendje jo të mirë në Komisionin për Inceneratorët. Ai u paraqit më 14 shkurt në Kuvend dhe teksa përshëndeti të pranishmit, tha se po i merrej fryma. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku kërkoi që t’i sillnin një ujë. Me zërin që i dridhej Myrtezani tha se kishte shkuar me të shpejtë në komision sapo e kishin marrë në telefon sepse nuk ishte vënë në dijeni më herët.
Më nisjen e marrjes në pyetje, Myrtezani është shprehur se ka punuar për Klodian Zoton dhe se kishte njohje me Stela Gugallin e Mirel Mërtirin. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, ai tha se nuk kishte asnjë dijeni. Si rregull, duhet të nisnin shtatë muaj pas firmosjes së kontratës. Ai tha se ai administrator i kompanisë së Zotos ishte larguar për shkak të distancës së madhe që kishte, por vetëm në fund të bisedës rezultoi se ai vijonte të ishte në të njëjtën kompani, por si drejtor e jo administrator. Pavarësisht se pyetjeve për pagat, kontratat e detajeve të tjera, Myrtezani iu shmang duke thënë se nuk ishte nuk ishte administrator në këtë kompani. Myrtezani është shprehur se kompania për të cilën ai punonte është gënjyer për studimin e fizibilitetit të tokës ku do të ndërtohej përpunuesi dhe se kjo gjë ishte kuptuar me vonesë. Për tymin në vend, ai tha se nuk ishte Zoti që ta zhdukte. Në fund Tabaku i tha Myrtezanit se paguhej 9 milionë lekë të reja. Sapo dëgjoi këtë shifër, ai kërkoi si nga pala e demokratëve ashtu edhe nga socialistët që t’i jepnin paratë që i deklaronin, pasi ‘ia kishin vjedhur’. Me të njëjtin argument si Muçaj, edhe Bllako nuk ka pranuar të flasë para deputetëve.
Gjithsesi, pavarësisht intervistave, raporti i Opozitës nuk kaloi në Kuvend, pasi u rrëzua. Ai mori 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim. Ndërsa raporti i Partisë Socialiste për inceneratorët kaloi me 76 vota pro dhe 34 kundër. I arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët, deri më tani është ish-ministri Lefter Koka. Në kërkim janë shpallur tre biznesmenët Stela Gugallja, Mirel Mërtiri e Kliodian Zoto. Nga ana tjetër, SPAK ka marrë në pyetje për të njëjtën çështje edhe kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi e deputetin socialist Alqi Bllako.
VENDIMI PËR ‘ARREST ME BURG’:
1. Lefter Koka
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
2. Pëllumb Abeshi
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
3. Azem Shatëri
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Florjan Muçaj
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Erjon Murataj
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Klodian Zoto
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
7. Arenc Myrtezani
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
VENDIMI PËR ‘ARREST SHTËPIE’:
1.Sabina Cenameri
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
2. Etleva Kondi
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Inceneratorët/Alqi Bllako dorëzon mandatin: S’ka pse mblidhet Kuvendi,do provoj të vërtetën
Berisha nxjerr deklaratë si kryetar i PD-së: Rama mos të bllokojë arrestimin e Bllakos
VD-‘Dëshmova 5 orë para SPAK’/ Ç’tha Alqi Bllako para Komisionit Hetimor, si iku nga seanca
SPAK i ‘tund’ prangat! Kush është Alqi Bllako, ish-këshilltari i Metës, si kaloi tek PS
Zbulohet shkresa e SPAK për Kuvendin: Hapini rrugë arrestimit të Alqi Bllakos (FOTO)
VD-‘Mos bllokoni kërkesën’/ Thirrja e PD, Balla: Shikoni rastet e mëparshme se ç’kemi bërë
Kërkohet arrestimi i Bllakos, Balla: Asnjë pengesë nga PS, drejtësia të veprojë!
PS ‘lëshon’ Bllakon, Balla: S’jemi mburojë për askënd, shkeli vijën e kuqe
Kërkohet arrestimi i Bllakos, Alibeaj: Të mblidhemi menjëherë për mandatin
Kërkohet arrestimi i Bllakos! Rama mbledh nesër Kryesinë e PS
Shansi i Majkos! E kthen në Kuvend vetëm arrestimi i Alqi Bllakos, vuloset nesër
VD-Kërkesa për arrestimin e Bllakos, Salianji: Ta shohim nesër, duhet shqyrtuar
VD-Rithemelimi mori selinë blu! Lëvizja e radhës e PD, Këlliçi: Do bëjmë një tentativë….
VIDEO- Kërkesa për arrestimin e Alqi Bllakos, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste
Kërkesa për prangosjen e Bllakos, ç’parashikon ligji për deputetët, si mbrohet (Rasti i 1)
Arrestimi i Bllakos për Inceneratorët, PD: I kërkojmë Ramës të mos bllokojë kërkesën
Kryemadhi: Çështja përfshin grup kriminal, do nxjerr tjetër dosje, para nga Malta për vota
VD-Arrestimet e SPAK! Këlliçi: Prangat duhet të tunden mbi Agaçin, Veliajt dhe Ramën
2 MLN EURO pasuri! Sekuestrohen pronat e Kokës e inceneratorët, Bllako i bleu babait shtëpi
Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako
VD-Tabaku thirrje SPAK: të vazhdohet dhe me arrestimin e Armando Subashit
VD-Operacioni i SPAK për Inceneratorët/ Tabaku: Hap jo i mjaftueshëm, bëni detyrën
Inceneratorët, SPAK kërkon arrestimin e Bllakos, të atit i sekuestrojnë shtëpinë
LAJM I FUNDIT/ Operacioni i SPAK, reagon Basha
Të dridhura e humor! Sot u arrestua, VIDEO-momenti kur Myrtezanit i merrej fryma në Kuvend
Rëndohet situata ndaj Lefter Kokës! GJKKO regjistron një tjetër padi ndaj ish-ministrit
VIDEO- Sot Gjykata e mbylli në shtëpi, kush është Cenameri që shpërtheu në lot në Kuvend
SPAK i preu letrën për në qeli, kush është drejtori i politikave në ministrinë e mjedisit
VENDIMI I PLOTË/ Emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit për inceneratorët
Inceneratorët/ VOA: SPAK nis serinë e arrestimeve, lista e të arrestuarve vijon
LISTA! Kush janë pesë personat që u futën në qeli nga SPAK, dy mbyllen në shtëpi
Deputetë të arrestuar? Kuvendi tregon nëse ka marrë kërkesë nga SPAK
SPAK për inceneratorët, arrestohet Florian Muça, pjesë e Komisionit për Fierin
SPAK për inceneratorët! Pritet të arrestohen 20 persona, mes tyre ish-administratori
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Roja i godinës së Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Sot, ai ka bërë me dije për ndjekësit e tij se so...
LEZHË- Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj dha shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të martën ...
TIRANË– Rikthehen protestat për rritjen e çmimeve. Sot në orën 17:00 qytetarët kanë dalë në protestë përballë kryeministrisë. Rritja e ç...
ELBASAN- Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga atentati i ndodhur pranë fshatit Papër në Elbasan. Shkëmbimi i zjarreve ka ndodhur mes disa personave të ...
BRUKSEL- Federata Evropiane për Trashëgiminë Kulturore “Europa Nostra” ka publikuar 7 vendet më me rrezikshmëri në Evropë. E para nga këto vende është ‘Ur...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri në Papër të Elbasanit. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se brenda mjeti...
TIRANË- Pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Al...
DURRËS– Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku si pasojë 5 persona kanë mbetur të lënduar. Në aksident janë përfshirë 3 mjete, pasi mjeti...
ELBASAN– Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri që ndodhi në Papër, pasditen e sotme, rreth orës 17:35. Sipas ...
ELBASAN- Me goma të shfryra dhe “shoshë” me plumba, dalin pamjet e para nga mjeti që ishte shënjestra e atentatit të ndodhur pasditen e sotme në Pap...