Aktualitet

Inceneratorët/ VOA: SPAK nis serinë e arrestimeve, lista e të arrestuarve vijon

29 Mars 2022, 08:15 Nga DOSJA
Inceneratorët/ VOA: SPAK nis serinë e arrestimeve, lista e të

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit SPAK nisi një seri arrestimesh lidhur me dyshimet për korrupsion gjatë lejeve dhe ndërtimit të tre incineratorëve për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Policia po kryen arrestimet e kërkuara nga prokurorët në Fier dhe Tiranë, si pjesë e një hetimi të gjerë në tre prej qyteteve më të mëdha të vendit.

Të paktën 7 persona u arrestuan mëngjesin e të martës, njoftuan mediat vendase, por lista mund të jetë më e gjatë, ndërsa SPAK ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar, derisa operacioni është në vazhdim e sipër.

Ky i sotmi është grupi i dytë i arrestimeve për çështjen e incineratorëve. SPAK arrestoi në mes të dhjetorit ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash, korrupsion e rryshfete deri në 3.7 milionë euro gjatë procedurave për lejet e incineratorit të Elbasanit. Ai i mohoi akuzat në sallën e gjyqit, duke u shprehur se kishte zbatuar vetëm ligjin.

Krahas tij, SPAK lëshoi dy urdhëra arrestimi edhe për dy Stela Gugallian dhe Klodian Zoton, e para si administratore e kompanisë, që fitoi koncensionin e Elbasanit, i dyti administrator i kompanisë, që kreu punimet, Klodian Zoto, i cili zotëron dhe 70 përqind të aksioneve në incineratorin e Fierit. Gugallia dhe Zoto janë shpallur në kërkim nga policia.

Në rastin e arrestimit të ish ministrit të mjedisit dhe më pas, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se raportet e personave të dyshuar me SPAK janë marrëdhënie individuale dhe se Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt.

Hetime mbi procedurat e tre incineratorëve kreu edhe një komision i posaçëm i Kuvendit, i cili mori dëshmi nga disa dhjetëra zyrtarë të lartë, kryeministri Edi Rama, ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë, bashkiakë e ish bashkiakë në Tiranë, Fier e Elbasan, ekspertë e administatorë privatë e shtetërorë të kompanive dhe bizneseve që lidhen me tre incineratorët.

Opozita deklaroi prej se afera e incineratorëve ishte një shkelje e hapur e ligjeve dhe një korrupsion i përmasave të mëdha, në shuma që llogariten deri në 430 milionë euro.

Kuvendi me shumicë socialiste nuk e miratoi raportin me 120 faqe të hartuar nga komisioni i drejtuar nga opozita, por materialet voluminoze të siguruara gjatë këtij hetimi janë dërguar në SPAK për të mbështetur hetimet e nisura prej 6 muajsh./VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet spak per inceneratoret spak per inceneratoret

Sondazh

Poll