Aktualitet

SPAK për inceneratorët, arrestohet Florian Muça, pjesë e Komisionit për Fierin

29 Mars 2022, 06:39 Nga DOSJA
SPAK për inceneratorët, arrestohet Florian Muça, pjesë e

TIRANË– Florian Muçaj, sot drejtori i Albpetrol e që dikur ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit është një nga 20 personat për të cilët është lëshuar urdhër arrest pasi akuzohet si i përfshirë në korrupsion. Muçaj është thirrur për tu marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, por nuk ka pranuar tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Muçaj është shprehur se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) e për këtë arsye nuk mund tu përgjigjet atyre, pasi do të prishte ecurinë hetimore. Ai u akuzua nga deputeti demokrat Lefter Gështenja se kishte marrë udhëzime nga Partia Socialiste për të mos folur e se kjo gjë mund të vërtetohej duke hapur kamerat e korridoreve të Kuvendit, por nuk preferoi t’i përgjigjej as këtij komenti.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florian mucaj spak per inceneratoret florian mucaj spak per inceneratoret

Sondazh

Poll