Sport

E bujshme! Dueli Turqi-Itali i besohet arbitrave shqiptarë, ja kush do e gjykojë

26 Mars 2022, 16:13 Nga DOSJA
E bujshme! Dueli Turqi-Itali i besohet arbitrave shqiptarë, ja kush do e

TURQI- Italia do të luajë sërish më datë 29 mars. Kombëtarja e kaltër do të sfidojë Turqinë në Konyaspor, në një miqësore në të cilën dy kombëtaret do të tentojnë të lënë pas krahëve zhgënjimin e humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë.

Arbitri kryesor i këtij takimi do të jetë Enea Jorgji. Shqiptari që mban stemën e FIFA-s është përzgjedhur të arbitrojë kampionët e Europës në transfertën turke të së martës në mbrëmje që do të luhet në orën 20:45. 37-vjeçari nga Elbasani është konfirmuar si kryesori i miqësores Turqi-Itali, teksa do të ketë si asistentë Dojando Myftarin dhe Ilir Tartarin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport enea jorgji fifa itali turqi enea jorgji fifa itali turqi

Sondazh

Poll