Sport

Pas 9 muajsh mungesë, Giroud rikthehet me gola te Franca. Rekordi i Henry-t, objektiv

26 Mars 2022, 06:34 Nga DOSJA

FRANCE Në mungesë të Karim Benzema dhe Kylian Mbappé, për arsye shëndetësore, sulmuesi Olivier Giroud ishte titullar këtë të premte në miqsëoren e Francës ndaj Bregut të Fildishtë.

Pas nëntë muajsh mungesë, sulmuesi i Milanit, madje u rikthye me një gol: i 47-ti në 111 ndeshje të zhvilluara prej tij në fanellën e kampionëve të botës.

Giroud tani është vetëm 4 gola larg Thierry Henry, mbajtësit të rekordit të golave me ekipin kombëtare të Francës. “Ky është një objektiv për mua si lojtar, – tha Girud të mërkurën në një intervistë për “L’Equipe”. – Të gjitha golat dhe mundësitë që janë ende në dispozicionin tim për të pasuruar karrierën time mbeten objektiva”.

Oliver Giroud është lojtari i dytë 35-vjeçar (ai është 35 vjet dhe 5 muaj) që shënon për Francën pas Roger Marche në dhjetor 1959 (35 vjet, 9 muaj).

Për kuriozitet të tifozëve milanistë. Giround shënoi në minutën 22-të, duke barazuar rezultatin, pas tij të miqve të realizuar tri minuta më parë me anë të Pepe (19’). Asistin ai e mori nga një bashkëlojtar te kuqezinjtë e Milanit, mbrojtësi Theo Hernandez.

Golin e fitores 2-1 për Francën ndaj Bregut të Fildishtë, që u zhvilluar në “Velodrome” të Marseille, e shënoi në fund Tchouameni (90’+3).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé iu nënshtrua olivier giroud karim benzema do të jetë e ardhmja e kylian mbappé iu nënshtrua olivier giroud karim benzema do të jetë

Sondazh

Poll