Sport

Deschamps për mungesën e Mbappe dhe “plagët” e Francës pas miqësores…

26 Mars 2022, 06:29 Nga DOSJA
Deschamps për mungesën e Mbappe dhe “plagët” e

FRANCE – Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps, ka dhënë lajmin e mirë për Mbappé, viktimë e një infeksioni që e pengoi për t’u aktivizuar në miqësore të fituar ndaj Bregut të Fildishtë (2-1), të premte në mbrëmje. Ndërkohë, i zëvendësuar në minutën e 58-të nga Saliba, mbrojtësi i njohur Varane vuan nga një hematomë në një këmbë.

I munguar të enjten gjatë stërvitjes së fundit për shkak të një infeksioni, Kylian Mbappé ishte i pranishëm për miqësoren dhe e ndoqi nga stoli të gjithë takimin e “gjelave” të fituar (2-1) kundër Bregut të Fildishtë, këtë të premte në mbrëmje.

Pas ndeshjes, Didier Deschamps, foli edhe për mungesën e tij. “Po bëhet më mirë”,- tha trajneri i ekipit francez, – por ende nuk është gati plotësisht. Ai ishte pak i lodhur gjithashtu edhe nga trajtimi i tij. Mungesa e tij ishte gjithashtu një mundësi për të pare edhe lojtarë të tjerë. Kylian duhet të jetë i freskët dhe i disponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Afrikës së Jugut në Lille”.

Përveç kësaj, Raphael Varane nuk dukej se ishte shumë i dëmtuar të premten, edhe nëse ai u zëvendësua nga Saliba. “Ai mori një goditje të vogël në këmbë, ku iu formua një hematomë e vogël. Nuk donim të rrezikonim, unë prita vetëm derisa William (Saliba) të bëhet gati për të hyrë”,- shpjegoi Deschamps, jo i shqetësuar për gjendjen e mbrojtësit të Manchester United, për miqësoren e radhës.

Më në fund, duke u kthyer në familjen e tij për shkak të një problemi familjar, N’Golo Kanté do të kthehet gjithashtu në Clairefontaine për të vazhduar grumbullimin me kombëtaren. “N’Golo do të jetë atje për t’u përgatitur për ndeshjen e së martës,”- konfirmoi traineri francez i cili do të jetë në gjendje të ketë një grup të plotë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi e ardhmja e kylian mbappé francën e didier deschamps trajneri didier deschamps atyre të kylian mbappe e lionel messi e ardhmja e kylian mbappé francën e didier deschamps trajneri didier deschamps

Sondazh

Poll