Sport

VIDEO/ Reja e ka ndarë mendjen, aktivizon Brojën nga minuta e parë kundër Spanjës

26 Mars 2022, 07:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Reja e ka ndarë mendjen, aktivizon Brojën nga minuta e

SPANJE – Gjithçka është gati. Kombëtarja, këtë të premte është stërvitur në stadiumin “RCDE” të Barcelonës, ku sonte, nga ora 19:45, do të zhvillohet miqësorja ndaj Spanjës.

Seanca ka zgjatur 1 orë dhe stafi teknik ka provuar më së shumti skema të ndryshme taktike, ndeshje kontrolli dhe pak ngarkesë fizike.

Nga sa u vërejt në këtë stërvitje të fundit, duket se trajneri Edi Reja e ka ndarë mendjen dhe e ka përcaktuar edhe formacionin e Kombëtares kuqezi, e cila do të përballet sonte me skuadrën “la Roja”.

Kështu, formacioni i mundshëm kuqezi do të jetë: Berisha në portë, para tij Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti dhe Hysaj. Në mesfushë do të jenë Bare, Gjasula dhe Laçi, ndërsa në vijën sulmuese Broja dhe Cikalleshi. Me gjasa, në vijën sulmuese me Brojën mund të jetë edhe Uzuni, në balotazh me Cikalleshin, ndërkohëv që edhe Asllani që është në një formë të mire sportive, pret minutat e tij, si edhe të tjerët.

Kujtojmë se kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy kombëtareve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore, ku Spanja ka qenë fituese.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eduardo reja kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja miqësorja e dytë e shqipërisë miqesorja me spanjen eduardo reja kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja miqësorja e dytë e shqipërisë miqesorja me spanjen

Sondazh

Poll