Sport

Skandali me punonjëset e Federatës së Kosovës, zihen me karrige

26 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA
Skandali me punonjëset e Federatës së Kosovës, zihen me

KOSOVE – Mbrëmë u raportua se ka pasur një përleshje mes dy zyrtareve të FFK-së, Alba Morina dhe Maki Bajrami.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Morina duke i quajtur këto raportime si shpifje.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Është e turpshme t’shpifet deri në këtë nivel

Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time!Teksa ndeshja Kosova-Gjermania u17 ka qene duke u zhvilluar në Prishtinë, une dhe një pjesë e ekipit kemi qene fizikisht në Podujevë, duke punuar në një tjetër ndeshje, Sloveni – Austri. Te bashkangjitura i keni edhe fotografite me ore e dite! Deshmi për t’ua demaskuar trillimet!

Gjuajtet me karrike siduket ju shkojnë shumë për shtati nivelit tuaj shpifës, sepse një kreativitet i tillë s’më kishte shuar në mend ndonjëherë!

Nuk e kam zakon të reagoj në të pavërteta si puna e “… e ka zyrën e madhe vet” sepse të gjithë ata qe na vizitojnë për punë e dinë qe jemi 3 persona që ndajmë një hapsirë! Por ama, ne kësi ore e kam me borxh t’a shkruaj këtë reagim sepse ma keni shqetësu familjen e shoqërine!

Në vlugun e punëve tona, shpifjet e tilla kanë për qëllim vetëm destabilizimin, keqinformimin, shpifjen e tërheqjen e vëmendjës nga punët e mira!

Hajde informoni pak cili është roli i gruas në futboll? Sa vajza jemi të përfshira në organizimet e ndeshjeve ndërkombëtare? Cila është hapsira që na është krijuar? Çka saktësisht ne punojmë?!

Apo këto përgjigje ju prodhojne lajme të ndritura që nuk ku shkojnë për shtati! Turpi e gënjeshtra s’paska kufi…!

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport femrat ffk kosove sherri femrat ffk kosove sherri

Sondazh

Poll