Sport

Hetimi mbi pagat dhe dokumentat private, ja çfarë rrezikon klubi i Juventusit

26 Mars 2022, 15:25 Nga DOSJA
Hetimi mbi pagat dhe dokumentat private, ja çfarë rrezikon klubi i

ITALI– Mes dokumenteve private dhe lojtarëve të dëgjuar në Prokurorinë e Torinos, vijon hetimi për akuzën e bilanceve të rremë ndaj Juventusit. Në shënjestër janë akordet e pretenduara të firmosura privatisht mes klubit të Juventusit dhe të teseruarve të tyre për kthimin e pagave, pas shkurtimit të pagave mujore me një kursim buxheti prej 90 milionë euro. Prej kësaj shume, për Prokurorinë Publike të Torinos, 67 milionë i ishin kthyer mbrapsht klubit, duke çuar në gjenerimin e kontabilitetit të rremë.

Dokumentet private që hetuesit kërkojnë janë zhdukur pasi kanë mbaruar afatet e garancisë dhe, për këtë arsye, u thirrën lojtarët si njerëz të informuar për faktet, gjithashtu edhe për të kuptuar shkurtimet individuale dhe metodat e kthimit të pagës.

Nga pikëpamja sportive, Juventus rrezikon diçka nëse konstatohen këto shkelje, sidomos nga pikëpamja e dokumentave private. Vetë neni 31 paragrafi 3 i Kodit parashikon se shoqëria që bie dakord me anëtarët e saj ose u paguan atyre shpërblime ose dëmshpërblime në kundërshtim me dispozitat federale në fuqi, dënohet me gjobë nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord në mënyrë të paligjshme ose të paguara, të cilave mund t’i shtohet dënimi me një ose më shumë pikë në renditje “dhe në paragrafin 8 thuhet se lojtarët që marrin tarifat e sipërpërmendura” i nënshtrohen dënimit me skualifikim për një kohëzgjatje jo më pak se një muaj”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri juventus torino allegri juventus torino

Sondazh

Poll