Sport

Bale dy gola për Ancelottin, nga i zhdukur te Reali në hero me Uellsin…

26 Mars 2022, 06:22 Nga DOSJA
Bale dy gola për Ancelottin, nga i zhdukur te Reali në hero me

UELLS – Ai kthehet në “superman” kur vesh fanellën e Uellsit tij të dashur. Me një dopietë ndaj Austrisë, Gareth Bale tërhoqi zvarrë shokun e tij të skuadrës për në finalen e “play-off”-it kundër fituesit të çiftit Skoci-Ukrainë.

Nga i zhdukur te Reali, në një sezon mes dëmtimeve dhe keqkuptimeve me Ancelottin, ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje, duke shënuar një gol për një total prej 270 minutash, për t’u shndërruar në hero sapo kthehet në shtëpi. Golat me kombëtaren, një tjetër gjest hakmarrjeje…

Ngazëllimi i tij, ishte edhe një mesazh për kritikët, veçanërisht shtypin spanjoll. “Nuk kam nevojë të dërgoj mesazhe. Nuk kam pse të them asgjë, do të ishte humbje kohe, – janë fjalët e tij në fund të ndeshjes. – Është e neveritshme, ata duhet të kenë turp për veten e tyre.”

Bale, në nëntor 2019, pasi Uellsi u kualifikua në Kampionatin Europian, kishte qenë i hapur në shprehjen e përparësive të tij: Uellsi, golfi, Real Madrid. Fakti që klubi spanjoll, i cili i garanton atij një pagë prej 15 milionë në vit, ishte i fundit në rradhë, kishte krisur edhe më shumë marrëdhëniet me drejtuesit e klubit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale largohet nga reali gareth bale kalimin te real madrid kapiteni i uellsit bale largohet nga reali gareth bale kalimin te real madrid kapiteni i uellsit

Sondazh

Poll