Sport

VIDEO/ Kapiteni Messi shënon dhe “vulos” fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës

26 Mars 2022, 06:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Kapiteni Messi shënon dhe “vulos” fitoren 3-0 të

ARGJENTINE – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Buenos Aires, Argjentina, në tri minuta shënoi dy gola, duke vulosur fitoren e saj 3-0 ndaj Venezuelës, edhe pse biletën e saj për në finalet e botërorit “Katar 2022” e kishte prerë më parë.

Kundërshtari përballë saj, Venezuela, ekipi i vendit të fundit në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut, ishte më tepër se sa modes. Ai është i vetmi nga 10 skuadrat e CONMEBOL-it që nuk ka arritur kurrë në finalet e një Kupe të Botës.

Në minutën e 35-të Gonzalez shënoi golin e pare, duke hapur rrugën për fitoren e “albicelesteve”. Zëvendësuesi Angel Di Maria shënoi një gol të dytë të mrekullueshëm në minutën e 79-të, ndërsa tri minuta më vonë kapiteni Messi realizoi golin e tretë, kur goditi me gjoks një pasim të Di Maria. Këtu, me 3-0 u mbyll historia e kësaj ndeshjeje.

Kjo ishte humbja ishte e 10-të e Venezuelës në 12 ndeshjet e fundit dhe fitorja, e cila e zgjeroi ecurinë e pamposhtur të Argjentinës në 30 ndeshje, nën drejtimin e trajnerit Lionel Scaloni që nga korriku 2019.

Skuadra vendase, e cila ishte pa katër lojtarë të pezulluar për shkeljen e rregullave të karantinës Covid-19 në shtator kundër Brazilit, nuk ka humbur kurrë ndaj Venezuelës në tetë ndeshje kualifikuese në shtëpi.

Dy herë kampionët e botës dhe fituesit aktual të Kupës së Amerikës do t’i bashkohen në finalet e botërorit “Katar 2022”: Brazilit, Ekuadorit dhe Uruguajit, ndërsa Peruja, Kolumbia dhe Kili po luftojnë për vendin e pestë, një vend që të çon në “play-off” kundër një ekipi nga konfederata aziatike.

? – Messi celebrates with the Argentina team after the match pic.twitter.com/4gYVmzmA7h

— MessiTeam (@Lionel10Team) March 26, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentina mposhti 3-0 bolivinë argjentinasi di maria leo messi ka mposhtur argjentina mposhti 3-0 bolivinë argjentinasi di maria leo messi ka mposhtur

Sondazh

Poll