Aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës,

25 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e sotme një seancë për shpalljen e vendimit për Kastriot Gramshin, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Kastriot Gramshi ka punuar si pedagog i së drejtës penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar i republikës së Shqipërisë në vitin 2014. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Gramshi u përball me vetingun me 24 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, sot KPK e konfirmon në detyrë.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot gramshi kpk procesi i vettingut kastriot gramshi kpk procesi i vettingut

Sondazh

Poll