Aktualitet

DOKUMENTI/ PD çoi në Apel vendimin e shkallës së parë: Të njihen e vendimet e 18 dhjetorit

25 Mars 2022, 12:53 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ PD çoi në Apel vendimin e shkallës së

TIRANË– Zbardhet ankesa e vendimit të Partisë Demokratike pranë Gjykatës së Tiranës një ditë më parë, pasi u mor vendimin për pranimin e Statutit të 17 korrikut. Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës pasi ku kërkon ose prishje të këtij vendimi ose regjistrim në një vendimeve të ndryshimeve statutore të kuvendeve të 17 korrikut 2021, së bashku me ato të 18 dhjetorit 2021. Vendime që i konsideron si konseguente të njëra-tjetrës dhe rrjedhimisht të “pandashme.”

“PD brenda afat të caktuarnga ana e gjykatës plotëson të metat e përcaktuara në këtë vendim dhe duuke qenë se gjatë kësaj periudhe ishin zhviluar dhe punimet e Kuvendit Kombëtar të PD të datës 18.12.2021 bashkë me plotësimin e të metave bëri dhe shtimin e obejktit të kërkesës. I kërkojmë Gjykatës që të pranojë kërkesën tonë për shtimin e objektit të padisë dhe akteve të bashlidhura. Po ashtu kërkojmë, prishjen e vendimit me gjyqtaren Blerina Muça duke vendosur kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me një trupë tjetër gjykuese,”-thuhet në vendim.

Një javë më parë, Gjykata e Tiranës mësohet se ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021. Ndërsa sot po e njëjta Gjykatë njoh Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Ndërkohë që nga ana tjetër, PD pretendon se vendimi është i paligjshëm pasi nuk ka dosjen e vendimit të parë, që ende nuk është zbadhur.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll