Aktualitet

Gripi i Shpendëve! Gjeci: 2 vatra të reja, policia të ndalojë shitjen në tregje

25 Mars 2022, 13:32 Nga DOSJA
Gripi i Shpendëve! Gjeci: 2 vatra të reja, policia të

TIRANË– Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci deklaroi se janë konfirmuar dy vatra të reja me grip shpendësh në vendin tonë, Divjakë dhe Devoll. Ajo tha se ka vazhduar monitorimi në të gjithë vendin. Gjeci u shpreh se AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin ndërsa shtoi se policia dhe pushteti vendor duhet të bashkëpunojnë në aksionin për ndalimin e shitjes së pulave në treg. Gjeci deklaroi se deri më tani janë konfirmuar 414 252 shpendë të prekur nga sëmundja për shkak të gripit të shpendëve në pularitë ku ka nisur asgjësimi i tyre

“Ka vazhduar monitorimi i situiatës në të gjithë vendin. AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin. Policia e shtetit. Prefektët dhe kryetarët e bashkive janë në bashkëpunim për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit. Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik nga vezët dhe mishi i blerë në vendet e cerifikuara dhe të gatuara me më shumë se 70 gradë. Në faqen tona gjeni informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe fermerët. Këtu janë të përfshira shpendët e subjektit ku ka filluar procesi i eleminimit. Vatra e Divjakës dhe Devollit kanë shumë pak shpendë, kryesisht të oborreve. Shpendë të ngordhura nuk kemi në masë të madhe. Janë vetëm shpendët e oborreve”, deklaroi ajo.

Në tre qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë është konfirmuar prania e influencës aviare te shpendët, aty ku edhe tashmë ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla. Zv. ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi tha se vijon procesi për të eleminuar dhe asgjësuar kafshët që ngordhin e se po vijojnë nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje. Duke qetësuar konsumatorët se nuk ka rrezik nëse konsumojnë mish dhe vezë, ministrja tha se ushqimet duhet të gatuhen me temperatura më të larta se 70 gradë celsius.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ermira gjeçi. gripi i shpendeve ne shqiperi ermira gjeçi. gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll