Aktualitet

Fenomen i çuditshëm në Elbasan! Hajdutët ‘synojnë’ dritaret, i çmontojnë e më pas i shesin

25 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
Fenomen i çuditshëm në Elbasan! Hajdutët

ELBASAN– Në zonën e Elbasanit hajdutët kanë filluar të vjedhin dritaret e banesave. Policia e Elbasanit raporton se ka arrestuar dy persona, njëri 23 vjeç dhe tjetri 28 vjeç, të cilët akuzohet se të paktën dy herë kanë çmontuar me qëllim vjedhjen e dritareve në dy shtëpi të ndryshme të zonës.

Ata kan grabitur fillimisht një banesë në Bradashesh, ku kanë vjedhur grilat e dritareve prej alumini, ndërsa goditja e dytë ka qenë në fshatin Xibrakë, ku kanë marrë dritaret duke i çmontuar. Policia u ka gjetur atyre edhe mjete për çmontimin e dritareve të aluminit pasi i ka arrestuar. Dyshohet se pas vjedhjes ata i shisnin dritaret me peshë duke përfituar nga rritja e çmimit të aluminit në treg.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan grabitje ne elbasan vidhen dritaret ne elbasan elbasan grabitje ne elbasan vidhen dritaret ne elbasan

Sondazh

Poll