Aktualitet

Anija ‘Erdogan’ ankorohet në Portin e Durrësit, shkarkon plehra kimike nga Italia

25 Mars 2022, 12:16 Nga DOSJA
Anija ‘Erdogan’ ankorohet në Portin e Durrësit, shkarkon

DURRËS– Pasditen e djeshme është ankoruar në portin e Durrësit anija “Erdogan” me flamur turk. Mjeti lundrues ka sjellë në portin më të madh në vend plehra kimike nga Italia, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme të lërë portin e Durrësit. Dosja.al mëson se 1268 pleh kimik i paketuar në paleta do të shkarkohet në Durrës. Anija turke me moshë 31-vjeçare mban emrin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Prej kohësh fermerët në Shqipëri kanë dalë në protesta për plehrat kimike. Fermerët e Devollit protestuan një muaj më parë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Devoll për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike. Sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike të domosdoshme për ta janë dyfishuar në çmim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anija e erdogan ne portin e durresit erdogan plehrat kimike porti i durres anija e erdogan ne portin e durresit erdogan plehrat kimike porti i durres

Sondazh

Poll