Aktualitet

Gripi/ Vatra në Divjakë dhe Devoll, Gjeci: 414 252 shpendë janë prekur

25 Mars 2022, 11:53 Nga DOSJA
Gripi/ Vatra në Divjakë dhe Devoll, Gjeci: 414 252 shpendë

TIRANË– Gripi i shpendëve ka prekur edhe Divjakën. Analizat e dërguara në Tiranë nga veternierët e zonës konfirmuan se 60 pulat e ngordhura në fshatin Gur të Divjakës, rezultuan se ishin të infektuara me gripin e shpendëve. Banorët e zonës, groposën në kanal pulat e ngordhura duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në gjithë pulat e fshatit.

 Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci deklaroi se janë konfirmuar dy vatra të reja me grip shpendësh në vendin tonë, Divjakë dhe Devoll. Ajo tha se ka vazhduar monitorimi në të gjithë vendin. Gjeci u shpreh se AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin ndërsa shtoi se policia dhe pushteti vendor duhet të bashkëpunojnë në aksionin për ndalimin e shitjes së pulave në treg. Gjeci deklaroi se deri më tani janë konfirmuar 414 252 shpendë të prekur nga sëmundja për shkak të gripit të shpendëve në pularitë ku ka nisur asgjësimi i tyre

Në tre qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë është konfirmuar prania e influencës aviare te shpendët, aty ku edhe tashmë ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla. Zv. ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi tha se vijon procesi për të eleminuar dhe asgjësuar kafshët që ngordhin e se po vijojnë nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje. Duke qetësuar konsumatorët se nuk ka rrezik nëse konsumojnë mish dhe vezë, ministrja tha se ushqimet duhet të gatuhen me temperatura më të larta se 70 gradë celsius. 

LEXO EDHE:

Gripi i Shpendëve! Gjeci: 2 vatra të reja, policia të ndalojë shitjen në tregje

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i pulave gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i pulave gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll