Aktualitet

VD-“140euro për të mos u konsideruar i varfër!”/ Ministrja e ul akoma shumën: Mjaftojnë 126

25 Mars 2022, 10:06 Nga DOSJA
VD-“140euro për të mos u konsideruar i varfër!”/

TIRANË- Tashmë çdo shqiptari i mjaftojnë 126 euro në muaj për të mos u konsideruar i varfër! Kështu deklaroi sërish Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila e uli shifrën e të ardhurave mujore. Pak ditë më parë bëri një deklaratë e cila u bë virale, kur dha një shifër se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë, duke thënë se mjaftojnë 140 euro. 


“Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Ibrahimaj në një studio televizive.

Sot në Komisionin e Ekonomisë, Ibrahimaj tha se 126 euro është shifra e përllogaritur e INSTAT.

‘Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT“’– tha sot ministrja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore virale delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll