Aktualitet

U kapën në Vlorë! Gjykata lë në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Arben Beqirajt

25 Mars 2022, 12:27 Nga DOSJA
U kapën në Vlorë! Gjykata lë në burg dy të

VLORË– Gjykata e Vlorës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për Ariel Kingji dhe Kristi Drolli, ndërsa për Shpati Lenën u vendos masa “detyrim paraqitje”. Tre personat akuzohen si autorë të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj, u plagos djali i tij dhe një i afërm. Seanca e sotme u drejtua nga gjyqtarja Arbana Selmanaj ndërsa prokuror ishte Hyrjet Lamaj.

Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Lezhës në operacionin ‘Waves’ pasi ishin duke lëvizur me një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Beqiraj u vra më 4 gusht të 2019-ës. Ai mori marrë 6 plumba, në pjesën e barkut, në duar dhe në këmbë. Një prej plumbave e ka kapur në pjesën e kraharorit duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk i mbijetoi dot.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben beqiraj ariel kingji arben beqiraj ariel kingji

Sondazh

Poll