Aktualitet

Shkeljet etike në TV! AMA: Kemi vënë re disa problematika, do shqyrtojmë çdo ankesë

25 Mars 2022, 12:46 Nga DOSJA
Shkeljet etike në TV! AMA: Kemi vënë re disa problematika, do

TIRANË– Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dalë me një deklaratë publike në lidhje me shkeljet etike në programet televizive. Përmes një njoftimi zyrtar, AMA thekson se kanë vënë re disa problematika të cilat janë transmetuar në televizion. Institucioni paralajmëron se do të vijojnë monitorimin dhe do të shqyrtojë çdo ankesë mbi përmbajtjet që nuk respektojnë kërkesat ligjore në fuqi.

NJOFTIMI:

Nga procesi i monitorimit sistematik të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apo dhe nga shqyrtimi i ankesave që kanë mbëritur në institucion, AMA ka identifikuar së fundmi dhe raste të shkeljeve etike në programe. Çdo rast është shqyrtuar në referencë me kërkesat e ligjit dhe të Kodit të Transmetimit dhe AMA ka qenë në komunikim me OSHMA-të për problematikat e vërejtuara. Për Autoritetin liria e veprimtarisë audiovizive dhe hartimi i katalogëve të larmishëm programorë, nuk ka lidhje me përmbajtje të papërshtatshme, që cënojnë dhe dinjitetin e pjesmarrësve në emisione si dhe të ndjekësve. Në ligjin nr. 97/2013, nenin 33, ku flitet për detyrimet e OSHMA-ve, mes të tjerave dhe që duhet “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut”, apo “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik…”. Gjithashtu në Kodin e Transmetimit është përcaktuar se: “transmetimet audovizive respektojnë personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut”, (pika 1.3) dhe “veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë, si dhe kërkesat e deontologjisë së profesionit të gazetarit”, (pika 1.6). AMA do të vijojë monitorimin, si dhe do të shqyrtojë çdo ankesë mbi përmbajtjet që nuk respektojnë kërkesat ligjore në fuqi, duke mbetur në komunikim me OSHMA, për të ndjekur çdo rast të identifikuar.

Vëmendje ka marrë së fundmi në mediat sociale shfaqja që u dha ditë më parë në emisionin ‘WHY NOT’, aty ku reperi Majk bëri një gjest të papërshtatshëm duke prekur të pasmet e disa vajzave në studio. Nuk dihet mirë nëse reagimi i AMA-s është pikërisht për këtë emision apo kanë konstatuar shkelje të tjera.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ama autoriteti i mediave audiovizive tv ama autoriteti i mediave audiovizive tv

Sondazh

Poll