Aktualitet

VD-‘Rithemelimi’ merr PD, Alibeaj del URGJENT para mediave: Vendim skandal!

25 Mars 2022, 10:23 Nga DOSJA
VD-‘Rithemelimi’ merr PD, Alibeaj del URGJENT para mediave: Vendim

TIRANË– Partia Demokratike merret nga Komisioni i Rithemelimit, kështu ka vendosur sot Gjykata e Tiranës. Pas marrjes së vendimit, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një deklaratë për shtyp duke u shprehur se vendimi i marrë është skandaloz, duke mos i kursyer akuzat ndaj gjyqtarit Agron Zhukri.


“A do e lironi zyrën? Jemi njohur nga mediat lidhur me një vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës, nga gjyqtari Agron Zhukri. Nga njohuritë e mia juridike por edhe nga media sesi zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim i nivelit të skandalit. Pse?! Për një arsye fare të thjeshtë. Gjyqtari vetë, ka deklaruar njohjet e veta, anësinë e vetë në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj, gjyqtari në tejkalim edhe të ligjit, ka marrë në shqyrtim çështjen. Së dyti, PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 Dhjetor është i fundit Kuvend që PD ka realizuar. Çështja është në Apel bashkë me të gjithë dosjen bashkë me provat. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari sot ka marrë një vendim, që ne nuk e kemi të zbardhur por nga ajo çfarë mediat kanë publikuar, ka marrë një vendim pa pasur dosje, pa pasur prova. Së dyti, pa pasur palë. Sepse që një vendim të ketë efekt mbi palën tonë, duhet që të ishim edhe ne palë apo jo?! Janë këto dy elementë, që për këdo besoj i lind detyrimi për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit, gjë të cilën unë e kam autorizuar. Vendimi i sotëm i cili ende nuk është i zbardhur, do ketë kohën e vet për të zbardhur. Është një një vendim ndaj të cilit ne do të ushtrojmë një ankim. Kushtetuta shqiptare, kodet e procedurës civile, ligji “Për partitë politike”, përcakton që ndaj një vendimi që pasi zbardhet, madje edhe kur nuk zbardhet, brenda afatit 15 ditor ke të drejte që të paraqesesh ankim. Ne do të paraqesim një ankim. Vendimi merr formë të prerë, është i ekzekutueshëm vetëm kur shqyrtohet nga një instancë finale, vetëm nga Gjykata e Apelit. Pra, kjo është situata e thjeshtë në aspektin juridik dhe jep sqarim për këdo,”-tha në fjalën e tij Alibeaj.  

LAJMI KRYESOR: ’11 dhjetori’/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës, Rithemelimi merr PD

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll