Aktualitet

Partneri e hodhi nga ballkoni!Gruaja: Më tha thuaj jam varur te telat, më kërcënoi vëllain

25 Mars 2022, 11:41 Nga DOSJA
Partneri e hodhi nga ballkoni!Gruaja: Më tha thuaj jam varur te telat,

TIRANË– Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz dje. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin e gazetares Evis Ahmeti, gruaja, e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.

Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja.

Marre nga Balkanweb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan ne kamez dilaver idrizi burri dhunon gruan ne kamez dilaver idrizi

Sondazh

Poll