Aktualitet

Gjykata njeh Kuvendin e 11 dhjetorit, Alibeaj: I paekzekutueshëm, do ta ankimojmë!

25 Mars 2022, 07:35 Nga DOSJA
Gjykata njeh Kuvendin e 11 dhjetorit, Alibeaj: I paekzekutueshëm, do ta

TIRANË– Gjykata e Tiranës njeh Kuvendin Kombëtar të Partisë Demoktatike të 11 dhjetorit. Vendimi është marrë paraditen e sotme nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili pasi ka marrë kërkesën ka vendosur që zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetori 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Rrjedhimisht nga sot, Komisioni i Rithemelimit do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit. U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10,”-thuhet në vendimin e marrë sot.

Sipas statutit të Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, ndryshimet e Statutit i hapin rrugë primareve brenda partisë, me qëllim fuqizimin e anëtarësisë, sanksionojnë legalizimin e fraksioneve. Po ashtu, një nga ndryshimet kryesore që u miratuan në statutin e ri është i ashtuquajturi neni “Basha”, ku kryetari i partisë lë mandatin menjëherë nëse humb zgjedhjet parlamentare dhe votëbesohet nëse humb zgjedhjet vendore.

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës

1. Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen (Neni Basha)

2. Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.

3. Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

4. Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.

5. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

6. Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

7. Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

8. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.

9. Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

Me regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë. Pas marrjes së vendimit, për mediat nga “Rithemelimi” doli juristi dhe ish-deputeti Ivi Kaso, i cili tha se sot Gjykata mori vendimin e paralajmëruar, duke shtuar se ‘pala tjetër’ duke iu nënkuptuar mbështetësit e Bashës, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të pranojë verdiktin. Ndër të tjera, Kaso deklaroi se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit, pasi nuk kishte një vendim të gjykatës të zbardhur, dhe është i pavlefshëm. Ndërkohë që kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka premtuar se çështja do të shkojë në Apel, pasi sipas tij vendimi është skandaloz, duke theksuar se togat e zeza nuk i kanë thirrur fare si palë në gjyq. Po ashtu, ai përmendi edhe kërkesën e gjyqtarit për të hequr dorë nga çështja, duke mos i kursyer akuzat ndaj tij Ndërsa dje, sekretari i Përgjithshëm (që me miratimin e Statutit të 11 dhjetorit rezulton i shkarkuar) Bardhi dhe Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike kërcënoi gjyqtarin e çështjes duke u shprehur se ai ishte takuar me një përfaqësues të ish-kryeministrit Berisha. Me tone të ashpra, ai e quajti ‘kamikaz’ gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statuore, e pret burgu. Por për këto akuza i është përgjigjur vetëm “Rithemelimi” ndërsa gjyqtari Zhukri ka vendosur që të heshtë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Gjykata njeh ’11 dhjetorin’! Komisioni i Rithemelimit s’humb kohë, ja kur rikthehet në seli

Ç’do ndodhë? Lëvizja e PAPRITUR, Rithemelimi merr PD, Këlliçi: Mblidhemi sot!

Do ikni vetë nga zyra apo t’ju nxjerrë përmbarimi? Alibeaj s’përgjigjet: Besoj tek ligji

‘Rithemelimi’ merr PD, Alibeaj del URGJENT para mediave, çfarë do lajmërojë…?

Gjykata njohu statutin e Berishës! Kaso: Anulohet Kuvendi i datës 18 Dhjetor

Gjykata njohu statutin e Berishës! Kaso: Nga sot PD drejtohet nga Rithemelimi, ditë e madhe

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë? Ç’ka ndodhur deri më tani me Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme. Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri kur të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin. Gjërat u përkeqësuan pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku Basha dështoi, ndërsa grupi i Berishës mori Shkodrën. Disa javë kaluan por Basha në fund dha dorëheqjen duke i lënë postin përkohësisht Enkelejd Alibeajt. Tani pritet që të ketë sërish zgjidhje për postin e kreut të demokratëve…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike agron zhukri gjykata e tiranes rithemelimi merr pd sali berisha agron zhukri gjykata e tiranes rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll