Aktualitet

Gjykata njeh ’11 dhjetorin’! Komisioni i Rithemelimit s’humb kohë, ja kur rikthehet në seli

25 Mars 2022, 11:34 Nga DOSJA
Gjykata njeh ’11 dhjetorin’! Komisioni i Rithemelimit s’humb

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit do të futet sërish në selinë e Partisë Demokratike. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se në fillim të javës tjetër, grupi me anëtarët do të hyjë në seli për të zhvilluar takimet e tyre, por nuk dihen nëse do të pranohen nga pjesa tjetër e demokratëve. Ndërkohë që sot, sipas anëtarit të Komisionit, Belind Këlliçi, do të zhvillohet një mbledhje për të diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmerren për marrjen e drejtimit të selisë blu.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë? Ç’ka ndodhur deri më tani me Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri kur të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin. Gjërat u përkeqësuan pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku Basha dështoi, ndërsa grupi i Berishës mori Shkodrën. Disa javë kaluan por Basha në fund dha dorëheqjen duke i lënë postin përkohësisht Enkelejd Alibeajt. Tani pritet që të ketë sërish zgjidhje për postin e kreut të demokratëve…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit rithemelimi merr pd komisioni i rithemelimit rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll