Sport

Kosovë me 5 yje, Dardanët ‘poshtërojnë’ Burkina Faso-n, Giresse e nis mbarë si trajner

24 Mars 2022, 19:03 Nga DOSJA
Kosovë me 5 yje, Dardanët ‘poshtërojnë’ Burkina

KOSOVË- Alain Giresse e nis mbarë aventurën e tij si trajner i Kosovës. Në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, Dardanët fitojnë me shifrat 5-0 ndaj Burkina Fasos. Një ndeshje që u dominua nga vendasit, fillimisht goli i parë do të shënohej në minutën e 3′ me Fidan Alitin,për të ardhur më pas te goli mjaft i bukur i realizuar nga Selmani në të 23-tën.

Pjesa e dytë nisi me golin e Mërgim Vojvodës dhe pas humbjes së 11-metërshit nga Burkina Faso shënuan Rashica dhe Domgjoni. Duhet theksuar se meritë të veçantë për ruajtjen të paprekur të portës së Kosovës kishte Samir Ujkani, që në disa raste, sidomos në pjesë e dytë, kreu disa pritje vendimtare (përveçse priti penalltinë).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport burkina faso kosova burkina faso kosova

Sondazh

Poll