Sport

Qeveria ndryshon rregullat, tifozët e Chelsea marrin lajmin e mirë para duelit me Realin

24 Mars 2022, 14:56 Nga DOSJA
Qeveria ndryshon rregullat, tifozët e Chelsea marrin lajmin e mirë

ANGLI-Pas dy javësh negociata mes klubit dhe qeverisë, krerët e DCMS (departamenti ekzekutiv i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përgjegjës për kulturën dhe sportin) kanë njoftuar një sërë ndryshimesh në lidhje me licencën e funksionimit të klubit. Tifozët do të mund të blejnë bileta për ndeshjet e Chelsea-t, por jo në të gjitha.

Qeveria ishte e qartë, biletat mund të shiteshin, por për sa kohë që Roman Abramovich nuk fiton as një cent. Prandaj, tifozët e Chelseat do të jenë në gjendje të sigurojnë një vend në stadium për ndeshjet e ardhshme të FA Cup kundër Crystal Palace në ë\Wembley, por gjithashtu do të mund të blejnë bileta për ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid.

Megjithatë lajmet nuk mbarojnë me kaq. Tifozët do të mund ta ndjekin sërish Chelsean në Premier League, por vetëm jashtë. Hyrja në Stamford Bridge do të lejohet vetëm për mbajtësit e biletave sezonale. Qeveria ka rënë dakord të prezantojë këto masa të reja sepse ka besim se Abramovich nuk do të fitojë para nga shitjet. Në fakt, të gjitha të ardhurat do të shkojnë ose në ligën organizatore të turneut (Premier League, UEFA, FA Cup, Super League për Femra) ose në klubin pritës, në rastin e ndeshjeve jashtë fushe.

Një zëdhënës i Premier League tha: “Premier League do të marrë dhe do të mbajë të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre biletave që normalisht do të kishin shkuar për Chelsea-n. Klubi ka kërkuar dhe Premier League ka rënë dakord që këto të ardhura të dhurohen për bamirësi për të mirën e viktimave të luftës në Ukrainë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea premier league chelsea premier league

Sondazh

Poll