Sport

‘Nuk ke nivel për këtu’/ Lojtari më i mirë te Barça, Pedri tregon si e refuzuan te Reali

24 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
‘Nuk ke nivel për këtu’/ Lojtari më i mirë te

SPANJË-20-vjeç dhe një e ardhme e ndritur. Pedro González López, për të gjithë thjesht Pedri, është një nga lojtarët që po shkëlqen te Barcelona.Futbollisti spanjoll, fituesi i çmimit Kopa si më i miri U-21, tani vlen shumë më tepër se 6 milionë euro shpenzuar nga Barça për ta marrë nga Las Palmas në verën e 2020. Dhe dikush në Madrid do të jetë penduar.

Ishte shkurti i vitit 2018 kur Pedri, 16-vjeç mbërriti në Madrid për të zhvilluar një provë me Real Madrid. Eksperiencën e shëmtuar e ka treguar vetë Pedri i cili thekson se te madrilenët i komunikuan se nuk kishte nivelin e duhur për t’u aktivizuar me klubin madrilen.

“Shkova te Real Madrid për provë, por në ditët e para nuk mund të stërvitesha sepse fusha ishte e mbuluar nga bora. Në fund, një prej stafit më tha se nuk kisha nivelin e duhur për Real Madridin. Në fillim nuk të pëlqen kur refuzohesh, por më pas diçka e tillë të motivon për të punuar më shumë që në të ardhmen dikush tjetër të të pranoj.

Megjithatë, fenomeni i ri i katalanasve nuk është penduar: “Tani jam aty ku doja të isha (në Barcelonë). Sigurisht që nuk më ka kënaqur që më kanë refuzuar, por ka shërbyer edhe si një motiv shtesë. Mendova se nëse nuk më donin do të punoja që në të ardhmen të kishte një mundësi tjetër”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona pedri real madrid barcelona pedri real madrid

Sondazh

Poll