Sport

‘Ky mbrojtës më ka çmendur’, Ronaldinho tregon kundërshtarin më të vështirë që ka luajtur

24 Mars 2022, 18:23 Nga DOSJA
‘Ky mbrojtës më ka çmendur’, Ronaldinho tregon

ITALI-Puna e bërë deri më tani nga Paolo Maldini si drejtor sportiv i Milanit po rezulton pozitive, por tifozët kujtojnë veçanërisht atë që bëri ish-mbrojtësi në fushë.

Edhe ata që luajtën kundër tij apo bashkë, i mbajnë mend në mënyrë të përsosur aftësitë e kapitenit. Ky është rasti i Ronaldinhos, i cili gjatë një interviste për Espn Mexico e vlerësoi atë si mbrojtësin më të mirë me të cilin ka luajtur dhe që e ka bërë “të çmendet” kur e kishte kundërshtar.

“Për mua, Paolo Maldini ka qenë gjithmonë mbrojtësi më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, më ka çmendur kur e kam pasur si kundërshtar dhe kam pasur fatin të luaja së bashku me të. Sot për mua ai është një mik shumë i mirë, gjë që me jep një gëzim të madh sepse ai është një idhull për mua”,- fjalë këto që reflektojnë respektin dhe miqësinë mes 2 ish-lojtarëve të Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport maldini ronaldinho maldini ronaldinho

Sondazh

Poll