Sport

DFB nuk fal… Jep fitoren në ‘tavolinë’, për ndeshjen e ndërprerë Bochum-‘Gladbach…

24 Mars 2022, 15:50 Nga DOSJA

GJERMANI – Rezultati i ndeshjes së javës së 27-të të Bundesligës ndërmjet Bochum dhe Borussia Mönchengladbach, u ndërpre në minutën e 69-të, për gjuajtje sendesh, ku njëra prej të cilave, një gotë birrë, goditi asistentin Christian Gittelmann.

Federata Gjermane e Futbollit vendosi që dy skuadrat nuk do të kthehen më në fushë, duke i dhënë fitoren 2-0 në tavolinë mysafirëve, të cilët marrin një 3-pikësh shprese në përpjekejet e tyre për të mbijetuar në Bundesligë.

“Sipas rregullave dhe procedurave të DFB-së, të cilat vlejnë për të gjitha klubet, ndeshja e Bochumit konsiderohet e humbur me rezultatin 0-2, sepse klubi është përgjegjës për sjelljen e shikuesve dhe faji i shikuesve i atribuohet klubit”,– shpjegoi Stephan Oberholz, president i gjykatës sportive të DFB. – Ky është një vendim “detyrues dhe pa alternativa”, sepse “nuk është e mundur të përsëritet loja ose vetëm 20 minutat e fundit”.

Ky sukses i lejon Borussia Mönchengladbach të largohet nga zona e rënies dhe të ketë pesë pikë epërsi ndaj Arminia Bielefeld, që e para bie nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bochum borussia monchengladbach klasikja e bundesligës të shtunën në javën e 22-të të bundesligës bochum borussia monchengladbach klasikja e bundesligës të shtunën në javën e 22-të të bundesligës

Sondazh

Poll